09:53 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Land Rover po bën gati Defender-in e ri

Një model i ri i Land Rover Defender është aktualisht në punë, me disa prototipa që janë vërejtur në muajt e fundit.

Tani është zbuluar edhe koha e lansimit të këtij modeli dhe këtë e ka konfirmuar, Tim Krieger, shefi i komunikimit të Jaguar Land Rover.

“Defender do të dalë më vonë gjatë këtij viti… makina do zbulohet në shtator, por porositë për konsumatorë do të fillojnë në fillimin e vitit 2020” tha Krieger për CarAdvice.

Deri tani Defender është parë vetëm i maskuar, por ka rrjedhur edhe një pamje e brendshme, e cila duket se përmban një dizajn të përzier, me plastikë dhe lëkurë. /IndeksOnline/