16:49 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / B O

Land Rover prezanton “Defender-in” e ri, tejet i fuqishëm

Land Rover ka nxjerrë në treg makinën e saj më të re, një “Defender V8” që konsiderohet si një ndër krijimet më të fuqishme të kompanisë.

Makina ka 525 kuaj fuqi dhe një motor V8 që do të lërë pa fjalë të gjithë admiruesit e mjeteve “off road”.

“Defender V8” është e pajisur me 8 marshe automatike dhe ka një zhurmë fantastike. Sipas të dhënave, versionet 90 dhe 110 të saj nisin nga një çmim 110 mijë eurosh.