19:04 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Land Rover prezanton derën e cila hapet vetë

Jaguar Land Rover ka zbuluar prototipin e një dere e cila mund të hapet automatikisht kur shoferi afrohet ose vepron me një gjest.

I quajtur ‘prototipi i lëvizjes së derës’ teknologjia e re e Jaguar Land Rover kombinon sensorë të lëvizjes me teknologjinë ekzistuese të hyrjes pa çelës, që zbulon shoferin duke ecur drejt makinës.

Prodhuesi britanik i makinave thotë se teknologjia do të jetë veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me aftësi të kufizuara që përdorin një makinë si formën kryesore të transportit. Përveç kësaj, do të jetë e dobishme për njerëzit që mbajnë sende të mëdha dhe i kanë duart e zëna, shkruan IndeksOnline.

Prototipi i derës lëvizëse së Jaguar Land Rover mund të mbyllet nga brenda me prekjen e një butoni.

Ish komandanti i Marinës Mbretërore i cili ka amputime në tre vende, Mark Ormrod, thotë se teknologjia do të jetë shumë e dobishme për njerëzit me aftësi të kufizuara.

“Kjo teknologji inovative e Land Rover do të ishte një përfitim për mua dhe ka fuqi reale për të ndryshuar jetën për ata që përballen me problemet rreth hyrjes dhe daljes nga makina” tha Ormrod.

Jaguar Land Rover nuk ka treguar se kur do të prezantojë teknologjinë për automjetet e saj të prodhimit. /IndeksOnline/