10:26 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / B O

Land Roveri do ta lansojë veturën e parë elektrike në vitin 2024, Jaguari në vitin 2025

“Land Roveri” do t’i promovojë gjashtë modele të veturave të pastra elektrike brenda pesë vjetëve të ardhshëm, si pjesë e një rishikimi të gjerë të biznesit të përgjithshëm të “Jaguar Land Rover”-it nga shefi-ekzekutiv në ardhje Thierry Bollore.

Ndërkohë “Jaguari” do të dalë me një veturë elektrike të markës së saj luksoze në vitin 2025.

“Jaguar Land Rover” ka thënë se gjitha brendet e saj do të kenë një variant të vetëm elektrik deri në vitin 2030, raporton “Auto Express”-i.