20:21 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lansohet Apple Watch 4, çmimi fillestar prej 400 dollarëve

Është koha e duhur që Apple Watch të marrë një rifreskim. Gjigandi teknologjik sapo zbuloi serinë e re Apple Watch 4 nga Steve Jobs Theatre në selinë e Apple Park. Ora e re ka një ekran më të madh, dhe përmban elektrokardiogramin për të analizuar rrahjet e zemrës së përdoruesit dhe dërgon raporte në raste të çrregullimeve.

Gjithashtu do të ketë altoparlantë të rinj dhe një procesor që sjell shpejtësi shumë më të mëdha për orën.

“Apple Watch nuk është vetëm numri një i orëve të mençura në botë, është ora numër një,” deklaroi CEO i Apple Tim Cook në këtë ngjarje.

Apple nuk zbulon shifrat e shitjeve për pajisjen, por studiuesi i tregut IDC, vlerëson se gati gjysma e 43.5 milionë e orëve të mençura të këtij viti të do të vijnë nga Apple, shkruan CNET.

Falë dizajnit të saj të ri pa korniza dhe zëvendësimit të pullës me regjione të ndjeshme në prekje, seria e re e Apple Watch rrit madhësinë e saj të fytyrës nga 40mm dhe 44mm.

Disa nga detajet kryesore të produktit të ri janë:

– Apple Watch Series 4 është “një kujdestar inteligjent për shëndetin tuaj”

– Tani ora ka një elektrokardiogram të ndërtuar, të aprovuar nga FDA, zbulimin e rënies së rrahjeve, thirrje emergjente dhe më shumë

– Paraporositë fillojnë të premten, del në treg më 21 shtator dhe çmimet fillojnë nga 400 dollarë për modelet e reja