18:07 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / B O

Lansohet BMW X7 i blinduar

Një tjetër ofertë vjen nga kompania kanadeze INKAS – BMW X7 i blinduar ofron mbrojtje të nivelit balistik CEN BR6, me dyer, dysheme dhe çati të përforcuar si dhe xhama antiplumb.

Sistemi i pezullimit dhe frenimit janë modifikuar gjithashtu, dhe ekziston gjithashtu një sistem për krijimin e një perde tymi, një sistem filtrimi ajri, sirena, drita rrotulluese e shumëçka tjetër

Brendësia ofron ulëse masazhi, me ngrohje dhe ventilim.

Veturat ofrohen me dy llohe motorësh për nga fuqia: 3.0-litërsh turbo me 250 kuaj-fuqi dhe 4.4-litërsh Twin-turbo V8 me 456 kuaj-fuqi, i kombinuar me 8 shpejtësi automatike dhe 4×4).