09:59 / E Martë, 05 Shtator 2023 / L K

Lansohet modeli i ri i Alfa Romeos, 33-shi legjendar

E shumëpritur dhe e ëndërruar, më në fund ja ku është Alfa 33 e re . Supermakina e pritur me padurim Alfa Romeo është frymëzuar fuqishëm nga një model i vjetër para 56 vitesh.

Karroceria e ulur e coupe-së , dizajni i përkulur, dyert që hapen me rrotullim anësor, motori i pasmë, e bëjnë të veçantë këtë model.

Alfa Romeo 33 përmban një motor të ri 620 kuajfuqish, tre litra, në formë V, me dy turbo në pozicionin e pasmë.

Sipas kërkesës ky model mund të porositet edhe në versionin elektrik me një motor 750 kuaj-fuqi./Indeksonline/