Lansohet modeli i ri i Golfit
Volkswagen ka prezantuar modelin e ri të Golfit, të quajtur Golf MK8.5. Bie në sy ndryshimi i modelit në pjesën e përparme, në dizajnin e dritave dhe rrotave.
Golf MK8.5 vije në disa varianta me motor duke filluar me benzinë 1.5-litërsh me 113 ose 148 kuajfuqi e që vijnë me marsh manual me gjashtë shpejtësi.
Një version hibrid eTSI me motor 1.5-litërsh vjen me të njëjtën fuqi, por me marsh automatik.
Modeli 2.0-litërsh TSI dhe 201 kuajfuqi vjen me marshin DSG me shtatë shpejtësi.
Sa u përket dizelëve, modeli 2.0-litërsh vazhdon të qëndrojë me 113 ose 148 kuajfuqi. I pari është me marsh manual, e i dyti DSG.
Ata që nuk i duan motorët dizelë, kanë në dispozicion versionin eHybrid me 201 kuajfuqi./Indeksonline/