14:32 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / B O

Lansohet një shërbim i ri diagnostik në Klinikën e Pediatrisë

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka aktivizuar një shërbim të ri diagnostik.

Në Repartin e Hemato-Onkologjisë ka filluar të realizohet biopsia e palcës kockore nga një ekip mjekësh i trajnuar mirë, një procedurë shumë e rëndësishme rëndësishme, por e kushtueshme, e cila, më herët, është kryer vetëm jashtë vendit.

“Rritja dhe përmirësimi i shërbimeve mjekësore për pacientin, është obligim dhe prioritet i përbashkët i yni” thuhet në njoftim.