15:45 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / S Z

Lansohet Udhëzuesi për të ushqyerit në Institucionet parashkollore

U.d. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka marrë pjesë në „Lansimin dhe Promovimin e Udhëzuesit dhe Menuve për Planifikimin e të Ushqyerit në Institucionet Parashkollore në Republikën e Kosovës”.

Aktiviteti është mbajtur nën organizimin e MASHT, mbështetur nga UNICEF në bashkëpunim me organizatën zbatuese të projektit, Aksioni për Nëna dhe Fëmije – AMC.

Gexha- Bunjaku në fjalën e saj tha se ushqimi i shëndetshëm në moshën e fëmijërisë së hershme, padyshim është ndër faktorët vendimtar në mbarëvajtjen e rritjes, zhvillimit dhe shëndetit të fëmijës.

Duke shtuar se në bashkëpunim me MASHT kanë arritur të përmbushim obligimin e dalë nga Udhëzimi Administrativ Nr 03/ 2019 (MASHT), prandaj dhe lansimi i këtij aktiviteti përbënë një hap kyç në përpjekjet e institucioneve, për të mbështetur ushqimin e shëndetshëm për fëmijët.

Ministrja Gexha ftoi të gjithë profesionistët shëndetësor dhe partnerët relevant që nga ky takim të bashkohen dhe të kontribuojnë në zbatimin në praktikë të menuve dhe arritjen e rezultateve që synojmë, pra, rritjen e shëndetshme të fëmijëve.