19:22 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lansohen vlerësimet e lojtarëve në video-lojën, ”FIFA 19”

Vlerësimet e lojtarëve të FIFA 19 tashmë janë lansuar në një demo – ku, ka disa befasi.

Ylli i ballinës, Cristiano Ronaldo mbetet në krye, derisa ylli i Manchester Unitedit, David De Gea është vlerësuar si portieri më i mirë.

EA Sports ka ende mundësi që t’i ndryshojë këto vlerësime para se versioni i plotë të lansohet më 28 shtator, transmeton IndeksOnline.

Por, pamjet e lansuara më parë u kanë dhënë mundësi tifozëve që t’i shikojnë dhe vlerësojnë klubet e mëdha.

Ylli francez, Paul Pogba i është dhënë vlerësim 88, një më shumë se bashkëlojtarit të tij, Romelu Lukaku.

Ndërsa, De Gea është vlerësuar me notën 91, një më shumë se Thibaut Courtois, Jan Oblak dhe Manuel Neuer./IndeksOnline/