18:46 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Raketa” Rashica shpërblehet nga FIFA 19 pas paraqitjeve impresive me Kosovën

Milot Rashica shkëlqeu me Përfaqësuesen e Kosovës në gjithë kampanjat e saj të deritashme në Ligën e Kombeve.

Ylli i Werder Bremenit e ka ndihmuar Kosovën të promovohet në Ligën C të këtij kompeticioni me një kontribut të jashtëzakonshëm.

Saktësisht, dy golat dhe tri asistimet e Rashicës i dhanë një shtytje të madhe Përfaqësueses për t’u kualifikuar tutje, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani, futbollisti fantastik nga Vushtrria është ”shpërblyer” nga video-loja e famshme, FIFA 19.

FIFA 19 ia ka kumtuar lajmin Rashicës se është vlerësuar me një nivel të shpejtësisë prej ”91” në këtë video-lojë.

Për këtë kartë, klubi gjerman, Werder Bremen, ku luan Rashica, e ka uruar anësorin kosovar./IndeksOnline/