21:55 / E Premte, 05 Gusht 2022 / gjelbra k

Laporta: Barcelona ka arritur t’i tubojë 868 milionë euro për dy muaj

Në prezantimin e Robert Lewandowskit si lojtar i ri i Barcelonës, Joan Laporta ka shprehur besimin e tij se ai do t’i regjistrojë të gjithë nënshkrimet e verës këtë sezon në përputhje me kërkesat financiare të La Ligës.

Në fakt, ai i mbushi llogaritë financiare të klubit gjatë ditëve të fundit. Presidenti i Blaugrana ka treguar që klubi ka fituar 868 milionë euro, duke numëruar këtu katër levat e tyre financiare që përfshinë të drejtat e televizionit dhe shitja e pothuajse e gjysmës së Barca Studios, si dhe fitimet kapitale.

“Ne kemi punuar për t’i regjistruar ata të gjithë (transferet). Ne kemi punuar shumë që t’i plotësojmë kërkesat e La Ligës”, tha Laporta.

“Nëse na duhet që të bëjmë edhe blerje tjera ne do të bëjmë. Ne do të presim. Vendimi i takon La Ligës. Është një vendim që La Liga do ta marrë”.

Ne i kemi respektuar ato gjëra që na i kanë kërkuar. Ne besojmë se do të jemi në gjendje t’i regjistrojmë ata”.

Sa i përket pamjes së re të Barcelonës, Laporta është në ekstazë.

“Ne jemi duke ndërtuar një skuadër të madhe, ne e kemi përballuar mirë presion. Është një ditë historike. Ne do të vazhdojmë punën”, tha ai.

Duke folur në veçanti për Lewandowskin, Laporta është i kënaqur me arritjen e polakut.

“Kjo është një ditë historike. Ne mund ta shihnim atë gjatë prezantimit. Është një nga ato ditë kur Cules ndihen më mirë së kurrë për klubin”, tha ai.

“Kjo tregon që Barcelona është më shumë së një klub. Faleminderit Robertit për ardhjen tuaj. Nuk ishte e lehtë, por ne ja dolëm”.

“Duke filluar me ju, agjentin tuaj, Mateu Alemany, Jordi Vruyff… po ashtu edhe përpjekjet e bordit. Ne ju kemi përcjell sepse e dimë që ju jeni special. Ju e keni dhunti shënimin e golit”.

“Ju jeni serioz, karizmatik, elegant dhe i respektueshëm. Ju keni fituar respektin e njerëzve. Mendoj se kjo është një provë që ne jemi në një fazë të re, të shkëlqyeshme për Barcelonën. Ne jemi shumë të lumtur që ju kemi këtu”.

Lewandowski do ta bart numrin 9 në fanellë, pavarësisht se ky numër ka qenë i zënë nga Memphis Depay më parë.

“Ishte vendim i klubit”, tha Laporta. “Për arsye së kjo është në interes të klubit, për arsye imazhi dhe komerciale”.

“Ne menduam se ishte vendim i duhur. Respekt maksimal për Memphis”.