23:45 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Laporta e kap “fshesën”, do të largoj futbollistët e panevojshëm!

Presidenti i ri i Barcelonës, Juan Laporta nuk e ka ndërmend të humbë kohë.

Ai pritet që menjëherë të filloj me operacionin “fshesa” tek ekipi i parë, transmeton Indeksonline.

Siç raporton “Catalunya Radio”, Laporta do të filloj punën që të largoj disa nga lojtarë që nuk janë të nevojshëm në ekip.

Ai do të bisedoj me këta lojtarë dhe do të arrij marrëveshje të dyanshme. Kjo do të bëhet për të reduktuar shpenzimet e mëdha në paga që ka Barcelona.

Që nga fillimi i pandemisë, Barcelona është zhytur në një krizë të thellë financiare./Indeksonline/