16:31 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Laporta trondit tifozët e Barcelonës/ Ish-presidenti e la klubin të zhytur në borxh mbi 1 miliard euro

Klubi i Barcelonës është duke kaluar në një gjendje ekonomike katastrofale.

Presidenti i klubit, Joan Laporta ka treguar se borxhi momental i klubit është 1 miliard e 350 milionë euro, transmeton Indeksonline.

I gjithë ky borxh vjen si pasoj e udhëheqjes së dobët të ish-presidentit, Josep Bartomeu.

“Shumë para janë dhënë për ndërmjetësuesit. Një person është paguar 8 milionë euro për të skautuar lojtar në Amerikën Latine”, u shprehë Laporta.

“Ne do të vazhdojmë që të llogarisim në lojtarë të akademisë dhe nuk do të blejmë më futbollist të nivelit mesatar”, tha ai./Indeksonline/