15:42 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / B O

Largimi i të rinjve…

31-vjeçarja Ines Alcolea braktisi jetën e zhurmshme të Madridit në muajin tetor për një fshat afër qytetit të qetë mesjetar të Toledos. Gjithçka erdhi si pasojë e pamundësisë për të përballuar me shumë kufizime të Covid-19 në apartamentin e saj të vogël në kryeqytetin spanjoll.

“Emri im është Ines Alcolea, unë jam 31 vjeçe dhe punoj si specialiste e komunikimit videogames. Ne po largohemi nga Madridi për shkak të kufizimeve të Covid-19. Dhe ne po kërkonim një vend ku të paktën të bënim planet javore”.

Sepse me një bllokim apo mbyllje tjetër të mundshme ajo do të paguante më pak. Shtëpia e saj e re ka një kopsht të vogël që e bën mbylljen për shkak të Covid-19 më të tolerueshme. Është vetëm gjysma e qirasë për një hapësirë pothuajse dyfishe. Një tarracë në katin e fundit e rrethuar me kuti dhe dy macet e saj.

“Duhej të vinim në peshore se çfarëdo të na bënte të lumtur dhe kjo nuk është e lehtë. Por duke filluar te identifikojë gjërat që nuk doja në jetën time, arrita të merrja një vendim që në rrethana të tjera nuk do t’i konsideroja dhe kjo ishte të transferoheshe jashtë kryeqytetit”.

Kriza e Covid-19 ishe pika e kthesës për eksperten e komunikimit me lojëra video, por dhe shumë profesione të tjera të reja të cilat tashmë po luftojnë të gjejnë një vend të mirë për të jetuar në një treg të ashpër të pasurive të paluajtshme në kryqeytetin spanjoll dhe qytete të tjera të mëdha.

“Tani këto kufizime më kanë detyruar të largohem nga Madridi. Ne donim jetën kulturore që mund ta gjesh në qytet dhe jo në një qytezë. Por tani nuk ka më jetë kulturore dhe duket sikur pothuajse ka më shumë fleksibilitet. Plani është nëse Madridi kthehet në atë që ishte më parë… atëherë ne do të kthehemi. Sepse erdhi një pikë, këmbënguli Alcolea, që u lejuam në rrugë vetëm për të blerë bukë dhe nuk mund të vizitonim familjen apo miqte tanë. Deri në këto momente ajo jetonte në zonën e klasës punëtore në Vallecas, i shenjestruar me kufizime më të ashpra sesa pjesa tjetër e vendit.

“Në fund autoritetet na lejuan në rrugë vetëm për të blerë bukë. Nuk mund të vizitojë miqtë, familjen tënde dhe mbi të gjitha kishe ankth, sepse nuk e dije nëse mund të infektoheshe apo jo. Ata lejuan njerëzit në bare duke besuar se nuk do të infektohen, por kjo nuk është e vërtetë. Këtu në qytezë, nëse do të ketë një mbyllje tjetër, të paktën do të paguajmë gjysmën e qirasë që paguanim në Madrid. Kështu që nëse do të ketë përsëri bllokim të paktën do të paguajmë më pak dhe mbi të gjitha kjo ndërtesë ka një kopsht të vogël që e bën bllokimin më të pranueshëm.

Covid-19 gjithashtu shtyu Alejandro Diaz me profesion inxhinier i energjisë diellore për të rivlerësuar garsonieren, banesën e vogël me vetëm një dhomë gjumi ku ai edhe punon. Sipas 34-vjeçarit ishte pikërisht puna në distancë, për shkak të situatës së pandemisë për të kërkuar një vend jashtë Madridit me hapësira të ndara.

“Detyrimi për të punuar në distancë për shkak të situatës që po kalojmë më bëri të rishikoj shumë gjëra. Njëra prej tyre ishte se mund të ishte koha për të kërkuar një vend jashtë Madridit, me hapësira të ndara, në të cilat unë mund të punoja, por ndërkohë kam edhe jetën time private. Kjo ishte një nga arsyet që fillova të kërkoj një vend jashtë Madridit me një kopsht që të mund të jem në kontakt me natyrën”.

Inxhinieri ishte aq i paduruar për t’u larguar nga Madridi sa që bleu sallën e ekspozitës së kompanisë së specializuar në bërjen e shtëpive prej druri. U dashurua sapo e vizitoi dhe nuk priti të ndërtohej një shtëpi e re. Megjithëse ndryshimi është rreth 50 km larg shtëpisë se tij të mëparshme, Diaz pret me padurim të ndryshojë një pjesë të jetës së tij shoqërore për me shumë hapësirë dhe për të qenë me afër fshatit edhe pse do të shkëputesh nga jeta jote e përditshme. Do të largoheni nga familja dhe miqtë, por duhet të jeni të përgatitur për vendimin që keni marrë.

“Kjo do të thotë të shkëputesh nga jeta jote e përditshme dhe gjithçka që jemi mësuar. Jeta juaj shoqërore është ndërtuar rreth qytetit në të cilin jetoni dhe do të duhet të shkëputeni nga ajo. Në momentin që largoheni nga Madridi, do të largoheni nga familja, nga miqtë tuaj dhe duhet të jeni të përgatitur për vendimin që keni marrë”.

Kompanitë e ndërtimit të shtëpive private po përjetojnë një bum kërkesash në postën elektronike dhe me telefonat e njerëzve që kërkojnë informacion për të ndërtuar një shtëpi jashtë qyteteve të mëdha.

Ata po kërkojnë të largohen nga qyteti, po shesin banesat e tyre. Opsioni i tyre i parë dikur ishte blerja e një tjetër apartamenti, por tashmë ata po zgjedhin të blejnë shtëpi në qytezë. Te shtrënguar në vite nga rritja e vazhdueshme e qirasë, papunësia e lartë që u rrit edhe më shumë me pandeminë, por edhe me faktin se shtëpia e parë në Spanjë blihet mesatarisht 10 vjet më vone se evropianët e tjerë, të rinjtë e këtij vendi janë më të ndjeshmit dhe të parët që e pësojnë nga luhatjet makro ekonomike Dhe kur të rinjtë spanjollë shfaqen në radarët e agjentëve të pasurimeve të paluajtshme, gjasat më të mëdha janë që ata të largohen drejt qyteteve më të lira dhe më të vogla. Portali i pronave “Idealista” bëri të ditur se mes marsit dhe tetorit studentë ose profesionistë të moshave të reja ndanë dhomat me persona të tjerë në apartamente për shkak të shtrenjtësisë, duke e çuar ne 203% këtë lloje jetese në Madrid, ndërsa brenda të njëjtës periudhe u dyfishua në Barcelonë.