Largimi nga Reali, Ancelotti i përgjigjet kritikëve

Pas humbjes turpëruese të Real Madridit nga Barcelona në Superkupën e Spanjës, ka pasur reagime të shumta ku tifozët kanë kërkuar shkarkimin e Carlo Ancelotti.
E para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos, tekniku italian i është përgjigjur këtyre kritikave, shkruan IndeksOnline.
“Unë nuk e ndjek valën e kritikave. Një ditë je më i miri në botë dhe tjetrin më budallai. Fatmirësisht kam eksperiencën që të kem ekuilibrin e nevojshëm dhe të mos e ndjek atë valë. Nëse e ndjek, nuk e di kush je.”, ka deklaruar Ancelotti.
Ai po ashtu tha se skuadra e ka një mundësi të mirë për të dal nga kjo situatë e keqe.
“Ne kemi një mundësi të rëndësishme për të dalë nga një lojë e keqe, e cila na ka lënduar shumë. Por ne nuk jemi fundosur, duam të reagojmë. Kjo ndeshje është e mirë për ne ndaj një kundërshtari që luan mirë. Shpresojmë që skuadra të ketë një reagim të mirë pas ndeshjes së keqe të ditës tjetër.”, ka shtuar Ancelotti./IndeksOnline/