75 Mall Live Search
12:58 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Largohet gazi, deputetët e gjitha partive kthehen në sallën të Kuvendit (Foto)

Pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Vetëvendosje, deputetët  u detyruan të lirojnë sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit.

Tani pasi gazi u largua nga salla, aty janë kthyer deputetët e të gjitha partive, raporton Indeksonline.

Pas pak pritet të hidhet në votim, marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, të cilën po e kundërshtojnë Vetëvendosja dhe deputetët e pavarur. /Indeksonline/