11:24 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Largohet Mezani, vjen Munishi?

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani pritet të lë postin në fund të këtij edicioni.

Edhe pse Gjilani muajin e kaluar e prezantoi si trajner afatgjatë, Indeksonline ka raportuar që presidenti Florim Zuka dhe Mezani janë marrë vesh që në fillim, se nëse nuk ecin punët mirë në këtë edicion mund të shkëpusin bashkëpunimin.

Trajneri shqiptar nuk ka ende asnjë fitore në 6 ndeshje sa ka udhëhequr Gjilanin që tani po rrezikohet për tu larguar nga elita.

Në rast të ndërprerjes së bashkëpunimit me Mezanin, një ndër kandidatët kryesor për ta zëvendësuar atë është Ismet Munishi.

Ky i fundit drejtoi Vëllaznimin për 4 muaj, por dha dorëheqje pas humbjes 4-0 nga Trepça 89 në gjysmëfinale të Digitalb Kupës.   /Indeksonline/