10:06 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Largohet nga puna mësuesi pasi nuk arriti ta mbrojë nxënësen nga keqtrajtimi familjar

Mësuesi kujdestar 44 vjec largohet nga puna pasi dështoi ta mbrojë Shanay 7 vjece e cila u torturua me vdekje nga gjyshja dhe halla e saj.

Shanay Walker vdiq pas një rrahje të egër dhe brutale në korrik 2014.

44 vjeçari u shpall fajtor për sjellje të papranueshme profesionale  dhe iu hoq e drejta e mësimdhënies për të paktën 5 vjet.

Në dëshmi për panelin, ai tha: “Unë nuk i kuptoja përgjegjësitë e mia si mësues feje”.

“Mbaj dorën lart, unë kam qenë pasiv”.

Shanay ishte në kujdesjen e hallës së saj, Kay-Ann Morris, në vitin 2012 kur nëna e saj vuante nga depresioni post-natal.

Fëmija e vuante keqtrajtimin përderisa ishte në kujdesin e Morris dhe gjyshes së saj Juanila Smikle.

Shanai u përplas për mur kinse ajo ‘vodhi ujë’,e zvarritën nga flokët dhe i fusnin rroba në gojë nëse vishte gjëra të gabuara.

Atë gjithashtu e detyruan të flinte në shtratin me urinë edhe nëse ishte lagur vetë.

E vogla Shanay u gjet me 50 dëmtime  kur ajo vdiq nga një tronditje e trurit.

Në një rishikim të rasteve serioze Morris dhe Juanila u justifikuan me arsyen se vdekja e vajzës ndodhi aksidentalisht apo si pasojë e vetë lëndimeve.

Morris dhe Smikle u mbyllën në burg 7 vite për dhunë ndaj fëmijës në 2017.

Geoff  Barton, Sekretar I Përgjithshëm i Shoqatës së Liderëve të Shkollave dhe Kolegjeve, tha: “Mbrojtja është me rëndësi të madhe për të gjithë drejtuesit e shkollave dhe kolegjeve. Dështimet janë të rralla dhe nuk mund as të imagjinojmë një rast kaq tragjik”. /Indeksonline/