21:39 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / OSH

Largohet Ramos dhe Varane, por Real Madrid nuk e ka ndërmend të transferoj ndonjë mbrojtës qendror

Real Madridi në këtë merkato pësoj një “tërmet” pasi u larguan dy mbrojtësit, Sergio Ramos dhe tash pritet që të zyrtarizohet largimi i Raphael Varanes.

Përkundër kësaj, klubi nga Madridi nuk pritet të bëj ndonjë transferim në mbrojtje, transmeton Indeksonline.

Sipas Fabrizio Romanos, “mbretërit” janë të kënaqur me mbrojtësat që kanë dhe për shkak të financave nuk duan të rrezikojnë në ndonjë investim të lartë.

Përkundër thashethemeve, Real Madridi nuk është në bisedime me Kounden apo Pau Torresin./Indeksonline/