Latif Gashi tregon arsyen se pse s’është në garë për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit
Ish-deputeti i PDK-së Latif Gashi, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook ka njoftuar opinionin se s’do të jetë kandidat për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ndër të tjera ka shkruar se ka qenë vet kërkesë e tij ndaj kryetarit të partisë, Kadri Veseli, që mos të garojë edhe për një mandat tjetër, dërisa është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve për besimin, por edhe subjektit të tij.
Ky është postimi i tij i plotë:
Tani kur u publikua lista e PDK-së, për deputet, pata shumë telefonata, mesazhe telefonike, të cilët janë interesuar, pse emri im nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Qytetarë të dashur, dua t’iu
njoftoj që ishte kërkesë e imja personale ndaj Kryetarit Kadri Veseli, që mos
të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Unë do të vazhdojë të jem
pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Kryetari Veseli , të
cilës ia kam falur gjithë besimin tim si dhe prej të cilës jam emëruar anëtar i
Shtabit Zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e vitit 2019.
Në legjislaturën e katërt dhe
në legjislaturën e pestë, më keni dhënë besimin që të jam deputet në Kuvendin e
Republikës së Kosovës, në veçanti besim absolut më është dhënë nga qytetarët
Llapjan, për të cilin besim iu jam mirënjohës dhe falënderues dhe që Partia
Demokratike e Kosovës respektivisht organet e saj më besuan të jem anëtar i
Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Jam përpjekur dhe shpresoj që
ia kam dalë të jap kontribut maksimal për vendin dhe qytetarët, të gjitha i kam
bërë me shumë kënaqësi, siç i takon një veprimtari që ka fatin jetësor, të jap
kontribut në të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar atdheu jonë
Kosova.
Gjaku i dëshmorëve, i derdhur
për këtë vend, gjymtyrët e humbura të invalidëve të luftës, sakrifica e
qytetarëve, do të janë busolla ime jetësore.
Gjithmonë, do të jem
mirënjohës dhe falënderues ndihmës së madhe të aleatëve tanë, SHBA-ve,
Gjermanisë, Francës, Anglisë si dhe të gjithë atyre që na ndihmuan në
përpjekjen tonë për të pasur këtë Shtet, që tash e kemi.
Konsideroj se me veprime
konkrete duhet krijuar hapësirë gjeneratave të reja.
PDK, sot ka qindra e mijëra
kuadro të reja, të udhëhequr nga Kadri Veseli.
Kosova nuk guxon të kthehet
pas.
Nuk guxon të ndalet.
Nuk guxon të qëndrojë e
izoluar.
Kosova duhet të ecë përpara.
Zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë
qëllimi, ato janë mënyra e realizimit të vizionit dhe ëndërrës sonë të
përbashkët për këtë vend.
Për të mirën e Kosovës, për të
mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve ju bëj thirrje
të gjithëve që të bëhemi bashkë.
PDK është familja juaj.
Është zëri juaj – është forca
juaj.
Kadri Veseli si Kryeministër i
Kosovës, është gati që bashkë me ju ta bëjmë më të mirën për atdheun tonë.
Ta ndërtojmë të ardhmen, Për
ty dhe Shtetin