08:31 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Lautaro drejt Barcelonës, argjentinasi refuzon kontratën e re nga Interi

Lautaro Martinez ka refuzuar kontratën e re nga Interi, raporton e përditshmja katalanase Sport.

Neroaxurët ishin të gatshëm që ti ofrojnë atij pagë prej 4 milionë eurove në sezon, mirëpo Barcelona i ka ofruar argjentinasit pagë prej 10 milionë eurove në sezon.

Barcelona e dëshiron me çdo kusht Lautaron në verë, ndërsa klauzola e lirimit të argjentinasit është 111 milionë euro. /IndeksOnline/