21:50 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Lautaro jep sinjal për transferim tek Barcelona: Nuk e di se çka ndodhë në të ardhmen!

Futbollisti i Inter, Lautaro Martinez në konferencë para ndeshjes me Shakhtar Donetsk ka dhënë sinjal se mund të largohet nga klubi italian në të ardhmen.

Ai ka thënë se është i lumtur tek Inter por nuk e di se çka mund të ndodhë në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

“Unë punoj për Interin, jam i lumtur në Inter, të gjithë ne punojmë për ta dërguar Interin sa më lart. E gjithë karriera në Inter? Çfarë do të ndodhë në të ardhmen nuk e di por jam i lumtur në Inter dhe falënderojë të gjithë njerëzit e Interit që janë gjithmonë afër meje”, u shprehë Lautaro.

Barcelona ishte shumë e interesuar që të transferonte argjentinasin në merkaton e verës por nuk ja doli. Klubi italian po kërkon 120 milionë euro për të. /Indeksonline/