Lautaro Martinez iu nënshtrohet testeve mjekësore me Interin
“Jam i lumtur, Interi është gjithcka që unë doja.” Këto kanë qenë fjalët e Lautaro Martinez dje dhe ja ka thënë një njeriu që për Interistat është idhull: Diego Militos.
Sot, Lautaro Martinez është paraqitur herët në mëngjes me një çantë shpine në Qendrën CONI të mjekësisë në sport për të zhvilluar pjesën e parë të vizitave mjekësore.
Më pas, tregon Gazzetta.it, El Toro i Bahia Blanca do të drejtohet për në Humanitas di Rozzano për të kompletuar vizitat mjekësore.
Ndërkohë, vetëm para pak castesh në klinikën e Humanitas ka mbërritur edhe Icardi me Lamborghinin e tij ku mendohet se ka shoqëruar Lautaro Martinez.
Kjo foto është shkrepur vetëm pak minuta më parë jashtë klinikes Humanitas. /IndeksOnline/