22:48 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / C E

Lautaro Martinez shënon 4 gola, Inter rimerr kreun e tabelës

Inter ka gjetur përsëri fitoren ndaj Salernitana me shifrat 0-4, ku Lautaro Martinez shënoi të katërta golat.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por zikaltërit ishin shumë kërkues.

Fillimi i pjesës së dytë ishte intensiv. Inzaghi bëri disa zëvendësime, ku një nga ato ishte Lautaro i cili sot ishte në stol. Në minutën e 62’, kapiteni zikaltër shënoi golin e parë për Interin pas asistimit të Thuram.

Salernitana barazoi menjëherë, por goli u anulua nga VAR për pozicion të parregullt. Më pas ishte përsëri Lautaro. Në minutën e 77’, Barella dërgon një pasim drejt zonës dhe Lautaro godet fortë topin duke dyfishuar shifrat. Por argjentinasi nuk u ndal, pasi në të 85’ shënon edhe golin e tij të tretë personal në këtë sfidë me një penallti dhe golin e katërt më pas në minutën 89’.

Me këtë fitore, Inter rimerr kreun me 18 pikë.

Shikoni golat e ndeshjes