22:43 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / C E

Lautaro në “top formë”, Inter e nis me fitore sezonin e ri

Interi e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur Monzën me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së parë të kampionatit italian.

Të dy golat për Interin i shënoi Martinez në minutat tetë dhe 76-të.

Me këtë fitore, Interi iu bashkohet Napolit, Fiorentinës e Veronës me nga tri pikë. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore