12:02 / E Hënë, 08 Janar 2024 / L K

Lavezzi përsëri në spital, u shtrua për shkak të mbidozës!

Ezequiel Lavezzi mund të jetë në një nga momentet më të këqija të jetës së tij .

Sipas mediave argjentinase, ai është shtruar në spitalin Sanatorio Zabala për shkak të një mbidoze dhe është në terapi intensive.

Më 20 dhjetor, Lavezzi ishte viktimë e një aksidenti teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Punta del Este.

Ai u ther me thikë nga vëllau i tij.

36 vjeçari kishte lënë futbollin katër vite më parë. Si futbollist profesionist ai ka qenë pjesë e Estudiantes, San Lorenzo, Napoli, PSG dhe Hebei Fortune në Kinë./Indeksonline/