75 Mall Live Search
10:41 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lavezzi rikthehet në Europë, po shkon te kjo skuadër? (Foto)

Ezequiel Lavezzi është afër rikthimit në Europë. Futbollisti argjentinas ka marr një ofertë nga klubi i Galatasarayt.

Sipas mediave turke, Lavezzi pritet të takohet me drejtuesit e Galatas javën e ardhshme. Fatih Terim është njeriu kryesor që dëshiron ta ketë në skuadër ish-lojtarin e Paris Saint Germain, transmeton IndeksOnline.

32-vjeçari tani është pjesë e Hebei China Fortune, ku në 37 paraqitje ka shënuar 20 gola. Por, ish-lojtari i Napolit kërkon që t’iu rikthehet emocioneve europiane./IndeksOnline/