16:59 / E Hënë, 11 Prill 2022 / AR

Lavrov: Nuk ka armëpushim para bisedimeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Moska nuk do të ndalë operacionet e saj ushtarake në Ukrainë përpara raundit të radhës së bisedimeve për paqen.

Gjatë një interviste për një kanal informativ rus, Lavrov shtoi se nuk ka asnjë arsye se përse bisedimet për paqe me palën ukrainase të mos vijojnë.

“Presidenti Putin e ka përsëritur më shumë se një herë se preferon bisedimet”, u shpreh diplomati rus.

Në lidhje me sulmin e Rusisë, Lavrov deklaroi se ai shkon përtej Ukrainës.

“Operacioni ynë special ushtarak është krijuar për t’i dhënë fund synimit të pamatur të SHBA-së për dominim të plotë në arenën ndërkombëtare”, përfundoi Lavrov.