07:43 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lavrov viziton Serbinë

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të arrijë sot për vizitë në Serbi, si pjesë e festës së 180 vjet të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në agjendën e bisedimeve të tij me zyrtarët serbë, siç pritet, do të jenë çështjet aktuale politike dhe gjendja aktuale e marrëdhënieve dypalëshe, situata në rajon dhe ekonomia.

Shefi i diplomacisë ruse do të pritet nga homologu serb Ivica Daçiq në aeroportin “Nikola Tesla” dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq dhe Lavrov do të marrin pjesë në prezantimin e mozaikut të kupolës qendrore të Tempullit të Savës së Shenjtë në Vraçar nesër.

Temat: