23:40 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Lazio e konfirmon: Muriqi shënon golin e parë në Itali

Skuadra e Lazios përmes një postimi e ka konfirmuar se goli i shënuar sonte i është numëruar Vedat Muriqit.

Ylli i Kombëtares së Kosovës shënoi një gol në minutat e fundit të ndeshjes për ta kaluar Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse u mendua se golin e shënoi portieri i Parma-s, Colombi, Lazio përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se goli i është numëruar lojtarit kosovar.

Kjo do të thotë se Muriqi më në fund ka një gol të shënuar për fanellën ‘bianconer’./IndeksOnline/