14:29 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Lazio e refuzoi Liverpoolin për Strakoshën, tani Tottenhami i’a ka hedhur grepin portierit shqiptar

Mediumet italiane të dielën kanë raportuar për interesimin e madh të skuadrës angleze Tottenham, për portierin shqiptar Thomas Strakosha.

Verën e kaluar, Lazio e kishte refuzuar ofertën e Liverpoolit prej 30 milionë eurove për gardianin e kombëtares shqiptare.

Siç raporton gazeta Il Mesaggero, presidenti i Lazios Claudio Lotito është duke kërkuar 40 milionë euro për Strakoshën. /Indeksonline/