15:41 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lazio ia nxjerr “lëngun” Strakoshës, asnjë minut pushim këtë sezon

Thomas Strakosha në listën e të palodhurve të Serie A.

E kush do ta mendonte se një shqiptar do të ishte futbollisti që është aktivizuar më shumë në këtë edicion futbollistik të kampionatit italian.

Gardiani kuqezi është një lider i padiskutueshëm te Lazio, dhe ka merita të jashtëzakonshme për kualifikimin e bardhekaltërve në Champions League.

Ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë që një shqiptar të ishte në krye të kësaj liste.

Thomas Strakosha është futbollisti më i aktivizuar në Serie A, duke grumbulluar plot 3330 minuta në 37 ndeshje të luajtura.

Kreun e kësaj renditje gardiani i kombëtares shqiptare e ndan me homologun argjentinas të Udineses, Musso, i cili ka grumbulluar të njëjtat minuta.

Edhe shumë titullarë të tjerë të Lazios janë në vendet e para, duke patur parasysh faktin që trajneri Simone Inzaghi ka shumë pak alternativa në stol për të çlodhur titullarët.