75 Mall Live Search
17:40 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lazio – Inter, zëdhënësi i klubit konfirmon nëse do të zhvillohet ndeshja

Takimi sontëm në Serie A mes Lazios dhe Interit, raportohet se do të zhvillohet, pavarsisht shqetësimeve të para.

Isgte raportuar se ndeshja mund të mos zhvillohej shkaku i kushteve të këqija atmosferike, por Radiosei shkruan se të dyja klubet kanë marrë konfirmimin se ndeshja do të zhvillohet.

Për më tepër, zëdhënësi i Lazios, Stefano De Martino tha për Lazio Style Radio se nuk ka ndonjë pengesë për mos zhvillimin e ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

”Kështu siç qëndrojnë gjërat, ndeshja do të zhvillohet. Ne nuk do të presim për ndonjë takim apo njoftim pasi që nuk do të ketë”.

”Është mirë që ta qartësojmë se klubi nuk vendosë për këto gjëra. Kjo është e tëra që mund të bëjmë”.

”Tani për tani, jam duke folur me ju me përshtypjen se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar”, tha De Martino./IndeksOnline/

Temat: