19:53 / E Diele, 23 Tetor 2022 / C E

Lazio merr fitore të madhe, ngjitet në vendin e tretë

Lazio ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Atalanta.

Shqiponjat fituan me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A, shkruan Indeksonline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Zaccagni në minutën e 10-të.

Rezultatin e dyfishoi Felipe Anderson në minutën e 52-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 24 pikë aq sa ka edhe Atalanta dhe nga dy pikë më pak se Napoli dhe Milani. /IndeksOnline/