22:54 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lazio mposht Fiorentinën në minutat e fundit

Lazio ka mposhtur Fiorentinën në sekondat e fundit të takimit teksa ka fituar me rezultatin 2-1.

Ishte një ndeshje me emocione të mëdha, por në fund ishin kryeqytetasit ata që dolën triumfues duke marrë tri pikë tepër të rëndësishme jashtë fushe ndaj një skuadre tepër të vështirë.

Correa kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 22’ përpara se Chiesa të barazonte për vendasit pas asistim të Ribery.

Pas pushimit sfida ishte e hapur, por ishte Immobile ai që i dha fitoren miqve me golin e tij në minutën e 89’.

Me këtë triumf, Lazio ngjitet në vend të gjashtë me 15 pikë, ndërsa Fiorentina ka 12 pikë nga nëntë takimet e para.