75 Mall Live Search
12:18 / E Diele, 24 Maj 2026 / L A

Lazio njofton largimin e Hysajt

Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio në verë.

Këtë e konfirmoi vetë klubi kryeqytetas, të cilët vendosën të mos i vazhdojnë kontratën yllit kuqezi.

Pas kësaj, Hysaj shkroi në faqen e tij zyrtare rreth largimit të tij.

“Pas pesë vitesh në këtë fanellë, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Kanë qenë vite intensive, plot emocione, disa momente të bukura dhe të tjera më të vështira, por unë gjithmonë dhashë gjithçka, me profesionalizëm dhe respekt, deri në ditën e fundit. Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, një grup të vërtetë djemsh të jashtëzakonshëm me të cilët ndava kaq shumë në fushë dhe jashtë saj. Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë tifozët e Lacios. Ngrohtësia, pasioni dhe mbështetja juaj kanë qenë të jashtëzakonshme dhe do të qëndrojnë me mua përgjithmonë. Roma do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë mirënjohës. Ju uroj më të mirën. Ju e meritoni dhe shpresoj që Lacio të kthehet aty ku e meriton të jetë.

Faleminderit për gjithçka, forca Lacio gjithmonë”, ishin fjalët e tij.

Hysaj, ju kishte bashkuar Lazios në vitin 2021 nga Napoli ku bëri plot 131 paraqitje dhe shënoi vetëm 2 gola./IndeksOnline/