16:12 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / C E

Lazio vendos çmimin e fundit për Milinkovic-Savic

Lazio nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë për Sergej Milinkovic-Savic e cila bie nën shifrën e 100 milionë eurove, raporton Tuttosport.

Paris Saint Germain tanimë ka parë sesi një ofertë prej 60 milionë eurosh i është refuzuar nga Lazio.

Milinkovic-Savic ka qenë i lidhur me shumë emra të mëdhenj europian duke përfshirë edhe Manchester United mirëpo skuadra e Lazios ka qenë e prerë në vendimin e saj për çmimin e lojtarit serb.