11:25 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

LDK akuzon Qeverinë Haradinaj për keqpërdorim të buxhetit për subvencione

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka folur për të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për zyrën e kryeministrit.

Hoti ka akuzuar zyrën e kryeministrit Haradinaj se po abuzon dhe keqpërdor buxhetin pasi subvencionet janë dyfishuar në vlerën prej 3.6 milionë prej 1.5 milion sa ishte më herët, raporton Indeksonline.

“Zyra e kryeministrit të Kosovës po abuzon dhe keqpërdor buxhetin e shtetit. Të gjithë të gjeturat bazohen në raportin e auditorit të përgjithshëm. Në buxhetin e zyrës së kryeministrit subvencionet janë dyfishuar në vlerën prej 3.6 milionë”, tha Hoti, duke shtuar se zyra e kreut të Qeverisë ndau 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë.

Sipas Hotit, ka edhe raste kur personave fizik nga zyra e kryeministrit iu janë ndarë subvencione për blerje të fasadave për shtëpi

“E gjeturat kryesore është ndarja e 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë. Ndarja e këtyre mjeteve auditori thotë se janë bërë me plotë shkelje. Shkelja e dytë edhe pasi janë nda këto mjete nuk është nënshkruar kontratë përmes zyrës së kryeministrit dhe Let’s Do It Kosova. Shkelja e tretë ka të bëjë me pagesat”, ka thënë ndër tjerash Hoti.

Ai ka theksuar se shkelja e katërt është që koordinatori i Task-Forcës për këtë projekt asnjëherë nuk ka raportuar në Qeveri.

“Ka probleme dhe me subvencione që i ndan zyra për çështje të komuniteteve që i ndan për zyrën e kryeministrit. Po ashtu, ka raste kur personave fizik nga zyra e kryeministrit iu janë nda subvencione për blerje të fasadave për shtëpi”, përfundoi Hoti. /Indeksonline/