11:04 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

LDK bën thirrje të mbështetet rezoluta kundër Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se partia e Isa Mustafës është pro dialogut me Serbinë, por mes dy shteteve të cilat kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin në BE.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, Hoti tha se propozimi i presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve ka dobësuar Kosovën karshi Serbisë.

“Pas dy dekadash për stabilitet qasja e presidentit është gjeo-politikisht e dëmshme për Kosovën dhe rajonin. Propozimi për korrigjim kufijve na ka dobësuar karshi Serbisë.  Jam i sigurt që gjithë pajtohemi që dialogimi për kufijtë i rrezikon të arriturat tonë. Është mirë që të ndalet ky dialog. Kuvendit të miratojë me vetëm 1 pikë: Territori i Republikës s Kosovës është një dhe i pandashëm dhe presidenti s’mund të bëjë një gjë të tillë në bisedime. Rezoluta s’ka për qëllim ndaljen e dialogut, mirëpo pas zgjedhjeve të reja”, është deklaruar Hoti. /Indeksonline/