22:24 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

LDK dorëzon listën e kandidatëve për deputet në KQZ

Lidhja Demokratike e Kosovës pak minuta më parë ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në KQZ.

Anëtari i LDK-së, Florian Dushi tha se beson fuqishëm se kjo është lista e fitorës, transmeton Indeksonline.

“Sot LDK ka dorëzuar listën e saj përfundimtare. Është liste qe përmban 110 emra dhe qe i prin Vjosa Osmanit. Besojmë fuqishme se kjo është liste e fitores. Shume shpejt do te njoftoheni nga LDK për te gjithë kandidate qe janë ne listë. Besoj se të gjithë janë meritore me atë që kanë dëshmuar. Lista do të jetë njëra ndër ofertat më të mira për të udhëhequr Kosovën.  LDK ka qenë e hapur për propozime të cilat kanë ardhur nga organet më të ulëta të saj. Fatmir Sejdiu nuk është në listë. Ka pasur bisedime me Sejdiun por ai nuk ka shprehur interesim për të qenë pjesë e listës.”, u shprehë ai./Indeksonline/