11:12 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

LDK e PDK në Istog përplasen që në mëngjes, sherr u bë një foto e ish-presidentit Thaçi

Koalicioni LDK- PDK, në Istog, sot ka pasur një të çarë. Mollë sherri u bë fotografia e ish-presidentit Thaçi.

Nga PDK-ja thonë se shefja e administratës komunale në Istog, Edona Loxha, ka urdhëruar dikë që ta hiqte nga Kuvendi fografinë e Thaçit pa u konsultuar me askënd. Ky gjest ka acaruar pa masë PDK-në e Istogut.

Të idinjuar me këtë gjest, këshilltarët dhe drejtorët e PDK-së kanë braktisur Kuvendin.

Më pas Kuvendi është braktisur edhe nga këshilltarët e AAK-së. Të pajtimit me këtë gjest nuk kanë qenë as anëtarët e Vetëvendosjes.

“Unë kam ardhur sot nga pushimi, sepse kam qenë në Amerikë. Kam kërkuar interpretim ligjor nga ministria. Mendimi im personal është se nuk ka qenë veprim i mirë largimi i fotografisë. Do i shikojmë kamerat dhe do e shohim se kush e ka larguar fotografinë. Vendimi për heqjen e fotografisë nuk i takon Drejtorisë së Administratës” ka thënë Loxha për Indeksonline.

Të fundit