17:23 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / LB

LDK: Edhe një kauzë e rrejshme e Albin Kurtit ra

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se sot “ra edhe një kauzë e rrejshme e Albin Kurtit”

“Edhe një kauzë e rrejshme e Albin Kurtit ra.  Sot ai tregoi në mbledhjen e Qeverisë se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit.”

“Ai e ka ditur se vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm për zbatim, por me plot vetëdije mashtronte qytetarët për të ardhur në pushtet, e për të vepruar krejt ndryshe prej asaj çka propagandonte si opozitar”.