12:14 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

LDK ende nuk ka paraqitur asnjë ankesë në PZAP për Prishtinën

Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e afatit kur partitë politike kanë të drejtë ankese, pas shpalljes së rezultateve nga KQZ, ditën e djeshme.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që nga ora 15:00 e ditës së djeshme kur edhe janë bërë publike rezultatet përfundimtare e deri më tash ka pranuar vetëm një ankesë.

Kryesuesi i PZAP-së, Mul Desku në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një ankesë për komunën e Dragashit, përderisa ata nuk kanë pranuar ende ndonjë ankesë tjetër.

Ai ka bërë të ditur se afati për ankesa përfundon në ora 15:00, 24 orë nga shpallja e rezultateve përfundimtare të KQZ.

“Vetëm një ankesë është paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash. Ankesa tjera nuk ka”, ka thënë Desku.

Pas përmbylljes së këtij afati, duhet edhe 72 orë për t’u shqyrtuar këto ankesa./Indeksonline/