75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 01 Korrik 2025 / H F

LDK-ja ende pa ftesë nga presidentja Osmani, Abdixhiku: Shkojmë sapo të na thërrasë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai udhëheq ende nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare për një takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në një deklaratë për media, Abdixhiku tha se janë të gatshëm të marrin pjesë në takim sapo të ftohen.

“Ende nuk kemi marrë ftesë, shkojmë kurdo që marrim ftesën. Bon mirë që po na mbledh presidentja”, u shpreh ai, transmeton IndeksOnline.

Ftesat nga presidentja Osmani vijnë në kohën kur vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale, pas dështimit të 40 seancave për konstituimin e Kuvendit.

Qëllimi i takimit të thirrur nga presidentja është gjetja e një zgjidhjeje për bllokadën politike dhe zbatimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili kërkon përmbylljen e konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh nga mbajtja e seancës së parë.