LDK i drejtohet qytetarëve: Jemi zgjidhja më e mirë!
LDK konsideron se është partia më e mirë për të udhëhequr me qeverinë e re të Republikës.
Në një njoftim për media, partia e Isa Mustafës ka bërë të ditur për takimin e sotëm të kryesisë së ngushtë.
“Sot, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Po ashtu janë diskutuar kriteret dhe lista zgjedhore me kandidatët për deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se është zgjedhja më e mirë dhe këto zgjedhje do të dal fituese”, thuhet në njoftimin e tyre. /Indeksonline/