LDK-ja deklarohet pas përfundimit të procesit zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur në konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Përpara mediave u deklarua zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, shkruan IndeksOnline.
“Të dhënat preliminare që na vijnë nga komisionerët tanë në terren tregojnë që përkojnë me të dhënat që kemi publikuar nga exit poll-in që tregon se LDK-ja ka 24%… Është e rëndësishme të theksohet se LDK-ja ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara”, u shpreh ai.
Ai shtoi se nga diaspora presin “rezultat të shkëlqyeshëm që presim të rrisë rezultatin me 2 deri në 3 pikë të përqindjes”.
Ai tha se vazhdimisht do të mbajnë njoftime, në bazë të trendit të pranimit të rezultateve.
“Sapo të kemi brenda pak minutash, sepse vazhdimisht po pranojmë të dëhna nga komisionerët dhe vezhguesit. Sapo të kemi informata të përditësuara, do të mbajmë konferencën e radhës”, shtoi Mustafa.
Ai falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje LDK-së në këtë proces të rëndësishëm./IndeksOnline/