LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 14:30 do të dorëzojë lëndën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Pyetja e LDK-së për Kushtetuesen do të jetë se a ka të drejtë kryesuesi i kuvendit, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, që të vazhdojë t’i ftojë deputetët që ta zgjedhin komisionin për votimin e fshehtë.