14:21 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LDK-ja ka një kërkesë për Vetëvendosjen, pasi pajtohet për demarkacionin

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se ky subjekt politik e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Sipas Hotit kjo i hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje “dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit”.

Hoti gjithashtu i ka bërë thirrje edhe Lëvizjes Vetëvendosje që t`i bashkohet partive tjera për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që sipas tyre “është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

 Dy seanca e fundit për demakracionin ishin shtyrë pasi që LDK nuk votonte këtë marrëveshje bashkë me raportin e Shpejtim Bulliqit, ndëkaq kryeministri Ramush Haradinaj këmbngulte se marrëveshja nuk do të dilte në votim pa këtë raport.